Ekonomi Ulet lehtë çmimi i naftës

Ulet lehtë çmimi i naftës

Bordi i Transparencës publikoi sot çmimet e reja për karburantet, ku vihet re një ulje e lehtë për naftën dhe gazin.

Sipas vendimit të Bordit të Transparencës një litër naftë do të tregtohet tashmë me 237 Lekë për litër nga 243 Lekë që ishte më parë.

Po ashtu në të gjitha pikat e karburanteve një litër gaz do të blihet me 100 Lekë, 6 Lekë më pak nga vendimi i mëparshëm.

Ndërsa benzina ka shënuar një rritje me 4 Lekë. Një litër benzinë do te tregtohet me 227 Lekë për litër, nga 223 Lekë që ishte më parë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi prej 7 Majit dhe do jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit kur edhe do të reflektohen çmimet në bursat ndërkombëtare.