Extra Valbona Mema largohet nga shtëpia e BBV

Valbona Mema largohet nga shtëpia e BBV

Valbona largohet nga shtëpia e Big Brother Vip.

Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia. Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital.

“Banorë, për shkak të një situate urgjence shëndetësore familjare, konkurrentja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin e saj në “BBVA”. Për këtë arsye anulohet televotimi për ditën e shtunë. Valbona u uron suksese të gjithëve, duke shpresuar të fitojë më i miri”, shkruhej në letrën e lexuar prej Luizit.

Pas leximit të zarfit, Valbona la shtëpinë dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do takohen jashtë.

Valbona Mema iu bashkua këtij formati më 22 janar 2023 dhe shpeshherë është përballur me polemika, debate, por edhe momente të bukura brenda shtëpisë.

Televotimi i së shtunës anulohet automatikisht. Në nominim këtë javë ishin Olta, Kristi, Dea, Tani dhe Armaldo.