Politika Vazhdojnë “firot” nga opozita, “rivali” i Bashës kërkon mandatin

Vazhdojnë “firot” nga opozita, “rivali” i Bashës kërkon mandatin

Vazhdojnë “firot” nga radhët e Partisë Demokratike.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, kandidati i PD-së në Qarkun e Tiranës, Erion Piciri.

Ky i fundit ka garuar në zgjedhjet e shkuara me numrin 26 në listën e PD-së, në Tiranë, ndërkohë që më datë 15 ka paraqitur kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë mandatin e deputetit.

Erion Piciri ka qenë kandidat edhe në zgjedhjet e brendshme në PD. Ai rivalizoi Lulzim Bashën në garën e fundit elektorale, por nuk mori mbështetjen e mjaftueshme nga baza demokrate.

Tashmë Erion Piciri do të ulet në Parlament si pjesë e ‘opozitës së re’.