Kryesore Vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 dy qytetarë. Rastet e reja janë zbuluar 1 në Shkodër dhe 1 në Durrës.

Ndërkohë mësohet se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë. Ndërsa në të gjithë vendin janë 53 pacientë që po trajtohen në kushte shtëpie.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.