Aktualitet Vetingu konfirmon në detyrë gjyqtaren Flora Hajredinaj, pjesë e treshes që dënoi...

Vetingu konfirmon në detyrë gjyqtaren Flora Hajredinaj, pjesë e treshes që dënoi Saimir Tahirin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Flora Hajredinaj, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO.

Hajredinaj kishte disa probleme me pasurinë sipas të dhënave në seancë dëgjimore, por që mesa duket nuk e kanë penguar ta kalojë filtrin e vetingut.

Vetë gjyqtarja është shfaqur e emocionuar pas vendimit, të cilin ndoshta s’e priste, dhe ka shpërthyer në lot.

Flora Hajredinaj ka qenë pjesë e treshes gjykuese në Gjykatën e Krimeve të Rënda që një vit më parë dënoi me 3 vite burg për shpërdorim detyre ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, dënim i konvertuar në 3 vjet shërbim prove.