Kryesore Vetizolohet Shqipëria! Mbyllen kufijtë me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut...

Vetizolohet Shqipëria! Mbyllen kufijtë me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga nesër, e diel 15 Mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave.

“Frikë aspak, kujdes po!”, e mbyll mesazhin kreu i ekzekutivit.

Këto masa vijnë në vazhdën e masave drastike të marra gjatë këtyre ditëve, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri.