Bota Video e pabesueshme: Një tank i vetëm ukrainas shkatërron karvanin rus

Video e pabesueshme: Një tank i vetëm ukrainas shkatërron karvanin rus

Një video e pabesueshme u publikua në rrjetet sociale, në të cilën duket momenti kur një tank i vetëm ukrainas shkatërron një karvan të tërë rus, në një prej betejave të zhvilluara disa dhjetëra kilometra larg Kievit.

Video, e publikuar në kanalin e Telegram të një njësie vullnetarësh ukrainas, tregon tankun ukrainas model T-64, që i kishte zënë pritë karvanit me mjete të rënda ushtarake ruse, në një rrugë në Nova Basan, në perëndim të kryeqytetit.

Falë pozicionimit të shkëlqyer, tanku ishte në gjendje të qëllonte në drejtim të kolonës së pushtuesve, duke hapur një hendek midis strukturave të tjera nga një vend i fshehur pas një shtëpie.

Një makinë ruse u dogj duke nxitur mjetet e blinduara të mbetura të qëllojnë kundër tankut, por pa mundur që ta shohin atë. Tanku T-64 vazhdoi të godasë kolonën me predha dhe mposhti trupat ruse derisa mbërritën përforcime të tjera artilerie.

Gjysma e dytë tregon goditjet e artilerisë ukrainase që bien si shi mbi kolonën ruse, teksa ajo përpiqet të arratiset.