Aktualitet VIDEO/ Ushtronin prostitucion online, ja sa fitonin pesë vajzat nga bisedat erotike

VIDEO/ Ushtronin prostitucion online, ja sa fitonin pesë vajzat nga bisedat erotike

Nga një deri në katër milionë lekë të vjetër.

Në këto shifra varionte fitimi mujor i siguruar nga secila prej pesë vajzave të përfshira në një skemë të prostitucionit virtual në Tiranë, te ndaluar dy dite me pare nga policia.

Ato kryenin biseda dhe veprime erotike para një web-kamere, pasi paguheshin kryesisht nga qytetarë të huaj në llogari bankare përmes internetit. Shtatë të arrestuarit e policisë mbi këtë skemë jo të zakontë të ushtrimit të prostitucionit dolën sot para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë.

Me kërkesë të prokurorit Enklid Gjini, gjykata liroi qelia administratoren e studios erotike, 32-vjeçaren Dafina Tresa, nënë e dy fëmijëve të mitur. Prokurori e argumentoi kërkesën me ndryshimet e pësuara në Kodin Penal, ku përjashtohet masa “arrest në burg” për nënat me fëmijë nën 3 vjeç.

Para gjykatës Tresa u shfajësua, duke thënë se nuk e dinte që veprimtaria e saj përbënte vepër penale. “Sa për vajzat, ato kanë bërë gjithçka me dëshirën e tyre. Nuk kam detyruar njeri”, i tha ajo gjyqtarit të gatshëm. Tresa do të hetohet për akuzën e “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “shfrytëzim të prostitucionit”.

Për bashkëpunëtorin e saj, 33-vjeçarin, Artur Bakalli Gjykata caktoi masën “arrest në burg”. Ai mohoi të kishte dijeni se çfarë ndodhte në apartamentin e marrë me qira nga Tresa në një pallat pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Nga qelia u liruan edhe pesë vajzat e akuzuar për “prostitucion”, pasi shisnin në internet biseda dhe veprimeve të nxehta. Për to u caktua masa “detyrim për paraqitje”. Operacioni policor i koduar “Chat line 3” u finalizua dy ditë më parë në Policia e Tiranës.

Vajzat e reja, kryesisht studente, shfrytëzoheshin për prostitucion virtual, i cili zhvillohej përmes logimit në faqen e internetit “Adult Work”. Secila nga vajzat ka pasur një profil personal në këtë faqe. Pas përzgjedhjes së një klienti dhe kryerjes së pagesës, ato vazhdonin bisedën dhe përmbushjen e dëshirave të tij në distancë. /AbcNews