Extra Videoja “misterioze” e Putin dhe Zelensky e vë në lojë: Këtu është...

Videoja “misterioze” e Putin dhe Zelensky e vë në lojë: Këtu është gjithçka e vërtetë

Dora e Vladimir Putin “kalon” përmes mikrofonit? Videoja e presidentit rus është edituar në kompjuter? E nëse keni dyshime, presidenti ukrainas kërkon të jetë i qartë: kur përfundon deklaratën e tij, kap mikrofonin dhe e largon me dorë

Në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës ka hapësirë edhe për analizën e detajuar të gjesteve të liderëve. Në dritën e reflektorëve përfundon veçanërisht fjalimi i mbajtur dje nga Putin në Moskë, në një event ku morën pjesë edhe disa stjuardesa. Dora e presidentit rus duket sikur kalon përmes mikrofonit.

Në Twitter nis gara për ti dhënë një shpjegim, ka nga ata që vënë bast për përdorimin e chroma key për të mbivendosur video të ndryshme (“Putin ishte vetëm, stjuardesat janë ‘shtuar’”) dhe kush ç’monton çështjen duke ia vënë fajin një efekti arnomal të videos. Mes teorive të shumta, nga ana tjetër e barrikadës vjen një gjest “konkret” i Zelenskyt. Presidenti ukrainas në fund të njërit nga mesazhet e tij që shpërndahen në rrugët sociale, merr ndonjë sekondë për të sqaruyar se në Kiev gjithçka është reale: merr mikrofonin dhe e sposton me dorë.

Video