Extra Si po fiket Ukraina?

Si po fiket Ukraina?

Si dukej Ukraina nga hapesira ne muajin janar

Para se në vend të mbërrinin forcat ruse, që hynë për herë të parë më 24 shkurt, pamjet satelitore natën nga Ukraina tregonin qiellin e shndritshëm në Kiev, Kharkiv, Rivne dhe zona të tjera urbane. Tashmë, të njëjtat plane tregojnë një vend që është zhytur në errësirë, duke u strukur para një sulmi brutal të Rusisë.

Nata e 25 shkurtit tregon një komb duke shkuar në errësirë

Pamjet e datës 25 shkurt, një ditë pas sulmit, tregojnë ndryshimin drastik krahasuar me një mbrëmje të zakonshme në janar. Pjesërisht, fikja e dritave është edhe strategjike, pasi autoritetet dhanë këtë urdhër si masë kundër pushtimit.

Nga ana tjetër, të vetmet drita që vihen re nga pamjet satelitore mendohet të jenë ato të karvanit të gjatë rus që kërkon të mbërrijë në Kiev.

Në luftërat moderne, drita mund të luajë një rol kritik në strategjinë ushtarake. “Mendoj se është çmenduri që rusët i mbajnë dritat ndezur”, thotë për CNN Jeffrey Lewis, ekspert i kontrollit të armëve dhe profesor në “Middlebury Institute of International Studies”. “Kjo duket se tregon se forcat ruse kanë shumë pak disiplinë kur bëhet fjalë për dritat”. Sipas tij, kjo mund të ndodhë sepse ka mungesë pajisjesh, ose trajnimi të ushtarëve.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është sulmi më i madh ushtarak me trupa në terren që nga Lufta II Botërore, sipas Shteteve të Bashkuara. Teknologjia, si pamjet satelitore, do të vijojnë të luajnë një rol vendimtar për të kuptuar zhvillimet.