Kosova Vrasja e Liridona Ademajt, Kurti: Nuk mjafton vetëm arrestimi, duhen dënimet e...

Vrasja e Liridona Ademajt, Kurti: Nuk mjafton vetëm arrestimi, duhen dënimet e duhura

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën me titull “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe rrëmbimit dhe më pas vrasjen e 14-vjeçares në Shkup.

Kurti u shpreh se “vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj” dhe “rrëmbimi i 14 vjeçares” në Shkup kanë renduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve..

Më tej numri një i Qeverisë së Kosovës tha se porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridona Ademajt janë kapur e vënë prapa hekurave, por shtoi se vetëm arrestimi nuk mjafton.

Kurti theksoi se Gjykatat duhet t’i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe se duhet dënim meritor.

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Shkup na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa hekurave. Policia kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata e dinë që ka raste të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat përsëriten edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, tha Kurti.