Aktualitet Vrasja e oficerit Hoxha, ILD: Të merret masë ndaj dy prokurorëve të...

Vrasja e oficerit Hoxha, ILD: Të merret masë ndaj dy prokurorëve të Lezhës

Inspektori i Lartë i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka kërkuar marrjen e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj dy prokurorëve të Lezhës.

Në kërkesën drejtuar KLP-së, ai i thotë se këta prokurorë nuk dorëzuan në kohë materialet në gjykatë për të riun Aldi Rama i arrestuar për çështje droge.

Nisur nga kjo, 21-vjeçari fitoi lirinë për shkaqe procedurale. Më pas ai kreu krimin e rëndë duke ekzekutuar efektivin e policisë së Lezhës, Saimir Hoxha në 28 shtator të vitit të kaluar.

Pasi u rrethua nga policia, i riu qëlloi veten me pistoletë duke humbur jetën.