Aktualitet Vrasje për gjakmarrje dhe vjedhje, kush janë të dënuarit që duhet të...

Vrasje për gjakmarrje dhe vjedhje, kush janë të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eduart Ibrahimi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

Bledar Kolbuçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

Fatmir Avdillari, banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.