Aktualitet Vrau mikun në sy të fëmijës, prokuroria kërkon 35 vite burg për...

Vrau mikun në sy të fëmijës, prokuroria kërkon 35 vite burg për 62-vjeçarin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Mylkajn, i akuzuar për vrasjen e Haxhi Baçinozit.

Baçinozi u ekzekutua te Liqeni Artificial në sy të djalit të tij nga 62-vjeçari.

Mylkaj e vrau mikun e tij pas një konflikti verbal mes tyre për një borxh të vjetër nga tregtia e përbashkët që kishin bërë vite më parë.

Ngjarja ndodhi në mars të vitit të kaluar.