Aktualitet Vrau vajzën 20-vjeçare në Australi, shqiptari tenton të vetëvritet në qeli

Vrau vajzën 20-vjeçare në Australi, shqiptari tenton të vetëvritet në qeli

Pasi gjykata në Australi vendosi ta dënojë me 20 vjet burg për vrasjen e të bijës, Petrit Lekaj ka tentuar të vetëvritet në qeli.

49-vjeçari shqiptar qëlloi tetë herë me thikë vajzën e tij 20-vjeçare teksa ndodheshin brenda në automjet. Sabrina ka qenë duke festuar me miqtë e saj një natë para se të ndodhte tragjedia, ndërsa mësohet se kishte konsumuar lëndë narkotike.

Pavarësisht krimit makabër që Lekaj ka kryer, gruaja e tij, Romina e viziton shpesh në burg bashkëshortin e saj.

Romina ka fajësuar mjekët për tragjedinë që i ndodhi familjes së saj. “Unë thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve tanë për të diagnostikuar sëmundje mendore të burrit. Uroj që kjo ngjarje të shërbejë si alarm zgjimi për të shpëtuar familjet e tjera”.

Lekaj vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Yatala, pas vendimit përfundimtar të Gjykatës.