Kosova Vuçiç insiston: Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë

Vuçiç insiston: Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë

Vuçiç para presionit ndërkombëtar

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrisë që të hyjë në Kosovë.

Në një prononcim për “Financial Times”, kufirit mes Kosovës e Serbisë, Vuçiç i referohet si ndarje administrative.

Ai u shpreh se trupat ushtarake serbe do të tërhiqen nga ajo zonë, sepse siç tha ai, përshkallëzimi i konfliktit nuk do të ishte produktiv për Serbinë që aspiron për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrojmë pozicionin tonë që kemi ndërtuar për një vit? Ta shkatërrojmë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”, tha Vuçiç për “Financial Times”.

SHBA dhe BE i bënë thirrje Serbisë që të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovës.