Bota Vuçiç reagon për letrën e kongresmenëve amerikanë: Vendimin do ta marrin qytetarët...

Vuçiç reagon për letrën e kongresmenëve amerikanë: Vendimin do ta marrin qytetarët e Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas letrës së kongresmenëve amerikanë drejtuar presidentit Joe Biden. Në këtë letër, shtatë kongresmenë në SHBA i kanë kërkuar Joe Biden të ndërhyjë për situatën politike dhe korrupsionin e lartë në Serbi.

Presidenti serb është shprehur për këtë se vendimin përfundimtar do ta marrin qytetarët e Serbisë.

Sipas kongresmenëve, situata politike në Serbi mund të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Evropën, ndaj kërkojnë nga Biden që të veprohet me ligjin për shpalljen “non grata” të personave që rrezikojnë stabilitetin e rajonit.