Sport Vullkani islandez që i ndryshoi karrierën Lewandowskit

Vullkani islandez që i ndryshoi karrierën Lewandowskit

Historia e futbollit është plot me “po sikur…”. Edhe Robert Lewandowski ka të tijën. Sulmuesi polak, i shndërruar në makineri golash te Borussia e Dortmundit dhe Bayerni në Gjermani dhe tani te Barcelona (​tri klube të mëdha të Evropës), mund të kishte marrë një rrugë tjetër në vitin 2010 kur la Lech Poznanin për Borussian, që atëherë drejtohej nga Klopp.

Para nënshkrimit për ekipin gjerman, Lewandowski ishte afër kalimit te Blackburn Rovers, në Angli. Polaku kishte planifikuar udhëtimin për të vizituar ambientet e ekipit anglez, por shpërtheu vullkani islandez Eyjafjallajökull dhe u pezullua trafiku ajror në Evropë për disa javë. Lewandowski nuk u njoh me ambientet e Blackburn Rovers.

“A e ndryshoi kjo jetën time? Pa dyshim që po, nëse do të kisha shkuar te Blackburni, do të kisha qëndruar atje”, ka thënë polaku për këtë mundësi.

Para kësaj oferte, Lewandowski kishte mundësinë të luante në La Liga. Real Zaragoza hodhi kërkoi të blinte atë në atë kohë ishte golashënuesi më i mirë në ligën polake. Katër milionë euro ofronte Zaragoza për atë “yll” në zhvillim. Nëse Lech Poznan do ta pranonte ofertën, kushedi ku do të kishte përfunduar Lewandowski (ndoshte te Reali apo Barcelona).

Aspekte të tjera më pak të njohura të Lewandowskit kanë të bëjnë me mënyrën e tij të jetesës. Në një artikull të publikuar nga LaLiga tregohet kujdesi që ka 34-vjeçari për të ruajtur formën.

Lewandowski kontrollon edhe pozicionet e gjumit për të shmangur dëmtimet. Sigurisht, ai i kushton rëndësi të veçantë dietës, për të marrë kaloritë dhe lëndët që i duhet trupit.

Javi Martínez, ish-shok skuadre me Lewan te Bayerni, ka thënë se, megjithëse ishte përpjekur shumë, e kishte pasur të pamundur ta bindte Lewandowskin që të provonte ëmbëlsirat.

Sa i përket hobit, sulmuesit polak i pëlqen të luajë tenis, golf dhe mbi të gjitha të marrë pjesë në garat e Formula 1.