Extra Xhemi dhe Alketa tallen keq me njëra-tjetrën: Nga emri Xhemile deri tek...

Xhemi dhe Alketa tallen keq me njëra-tjetrën: Nga emri Xhemile deri tek vaniteti i prezantueses

Ikonat e ekranit e dinë se hakmarrja është një gjellë që konsumohet e ftohtë. Kështu ka bërë edhe Alketa Vejsiu, e cila ka përdorur median e saj, Revista Class si përgjigje për prezantuesen e Portokallisë, Xhemi Shehu. Xhemi disa ditë më parë kishte publikuar një video ku ironizonte Vejsiun e cila u ndërrua 11 herë gjatë prezantimit të Festivalit të 58-të të Këngës.

Ajo në Portokalli, bashkë me Salsano Rrapon, kanë ironizuar moderatoren e Festivalit të 58-të, të Këngës në RTSH. Ndonëse pa përmendur emër, Xhemi ka thënë: “Ika të ndërrohem se kam 5 minuta me këtë veshje, nuk  mund të rri robi 5 minuta me një veshje”.

Ndërsa sot në revistën Class, Xhemi është tallur si aktore humori e dorës së dytë duke nënkuptuar se është shumë larg Alketës si prezantuese.

“Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!”

Por kunjat nuk kanë përfunduar këtu. Duke u nisur nga aludimet se emri i vërtetë  i saj është Xhemile, siç mediat online kishin shkruar.  Revista Class-it ka thumbuar. “Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!” Në prezantim, Xhemi ka rivale të forta, kështuqë më mirë të meret me aktrimin“, shkruhet në postim.