Aktualitet Yuri Kim e frikësuar nga Covid, shoqëruesi i ndërron dhe mikrofonin

Yuri Kim e frikësuar nga Covid, shoqëruesi i ndërron dhe mikrofonin

Ndonëse e kaloi koronavirusin në muajin shkurt, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim shfaqet tepër e kujdesshme për të respektuar të gjitha protokollet kundër pandemisë.

Një gjë e tillë u vu re dhe gjatë një aktiviteti të zhvilluar në pikën doganore të Qafë Thanës, ku USAID dhuroi disa pajisje për doganat.

Në video shfaqet shoqëruesi i diplomates amerikane, i cili fshin podiumin me alkool dhe ndërron mikrofonin përpara se ambasadorja të mbante fjalën përshëndetëse.