Kuriozitete Zbulime të reja për planetin Mars

Zbulime të reja për planetin Mars

Zbulohen në planetin Mars gjurmë të 24 liqeneve antikë.

Sipas analizimeve shkencore, duket se 3.5 miliardë vjet më parë planeti i kuq ishte shumë i pasur me ujë, dhe këta liqene ishin shumë të thellë, të paktën 4 mijë metër.

Në 5 prej tyre janë gjetur gjurmë mineralesh, çka vërteton se ishin të përshtatshëm për jetën e gjallesave, ndërsa në 14  të tjerë janë ruajtur shumë mirë edhe gjurmët e grykëderdhjeve të lumenjve.

Zbulimi i ekipit të shkencëtarëve të Universitetit të Utreht pas provave të përftuara, është publikuar në revistën shkencore mbi Kërkimet Gjeofizike Planetare.

Vitin e kaluar në polin jugor të Marsit u zbuluan gjurmë të një liqeni të kripur, dhe tani të dhënat e reja dokumentojnë se edhe hemisfera veriore e planetit ka qenë dikur shumë e pasur me ujë.

Të dhënat mbërrijnë nga satelitët e Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe të NASA që po eksplorojnë planetin Mars.