Kuriozitete Zbulohet Farout, planeti më i largët i sistemit diellor

Zbulohet Farout, planeti më i largët i sistemit diellor

Mund të quhej vetëm “Farout”, largësi, trupi qiellor më i largët i sistemit diellor, është një planet xhuxh që mban kodin 2018 VG18 dhe 120 herë më larg Diellit se sa Toka.

Ky zbulim, i shpallur nga Qendra për Planetet e Vogla e Unionit Astronomik Ndërkombëtar (UAI), u realizuar nga Scott Sheppard, i institutit amerikan “Carnegie Institution for Scienze”, David Tholen, i Universitetit të Havait dhe Chad Trujillo, i Universitetit të Arizonas Jugore.

Astronomët arritën të individualizojnë fqinjin e ri të sistemit tonë planetar falë teleskopit japonez “Subaru” ndërkohë që po eksploronin kufijtë e sistemit diellor në kërkim të të pakapshmit Planeti 9 (mendohet se sistemi diellor ka nëntë planete).

Sipas ekspertëve të UAI-së, trupat jashtëzakonisht larg si “Farout”, rreth tre herë e gjysmë më larg se sa Plutoni, na mundësojnë që të vëzhgojmë se çfarë ndodh në periferitë më të largëta të sistemit diellor, sepse nuk ndikohen nga influenca gravitationale e gjigantëve si Saturni apo Jupiteri.

Për momentin ende nuk njihet orbita e saktë, por për shkak të distancës së tij, “Farout” i duhen 1000 vite për të përshkruar një orbitë të plotë rreth Diellit.