Sport Zelimkhan Abakarov, tjetër medalje në Botëror për Shqipërinë

Zelimkhan Abakarov, tjetër medalje në Botëror për Shqipërinë

Zelimkhan Abakarov vazhdon t’i dhurojë Shqipërisë medalje bote. Sportisti me origjinë nga Çeçenia, por që përfaqëson ngjyrat kuqezi, u pozicionua i treti në Botërorin e Mundjes, të zhvilluar në Serbi.

Në këtë mënyrë, 30-vjeçari fitoi medalje bronzi, pas titullit kampion bote të arritur një vit më parë.

Në duelin e stilit të lirë, në peshën 57 kg, Abakarov mposhti rivalin rus Zavur Uguev, pas një beteje të fortë në parket.

Një tjetër rezultat i shkëlqyer për mundjen shqiptare, që vlen edhe për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.