Bota Zgjedhjet e 2020, reperja Cardi B: E urrej ta them, por mendoj...

Zgjedhjet e 2020, reperja Cardi B: E urrej ta them, por mendoj se do fitojë Trump

Reperja amerikane Cardi B shprehu publikisht shqetësimin se Donald Trump mund të zgjidhet si president në zgjedhjet e 2020.

Ajo foli për këtë në podcastin e reperit TI, ku ishte e ftuar së bashku me kolegun e saj Chance.

“Unë mendoj se Trump do fitojë sërish në zgjedhjet e ardhshme pasi ai ka bazën më të madhe”, tha reperi Chance.

Ndërsa Cardi B vijoi: “E urrej ta them, por ndonjëherë mendoj se do fitojë Trump. Kjo ndodh sepse nuk shoh asnjë të thojë se duan një kandidat demokrat. Unë dua dikë që shqetësohet, jo vetëm për Amerikën, por për çdo njeri në Amerikë. Për çdo njeri me ngjyrë, të zezë, latin, amerikan, myslimanë apo diçka tjetër, për të gjithë”.

Reperja është një mbështetëse e fortë e Barney Sanders.