Kryesore Zgjedhjet në SHBA, pse nuk e dimë ende rezultatin dhe kur do...

Zgjedhjet në SHBA, pse nuk e dimë ende rezultatin dhe kur do të dalë fituesi?

Gara mes Presidentit Donald Trump dhe rivalit Joe Biden vazhdon të jetë e ngushtë dhe është ende e paqartë se kush do të jetë fitues. Në disa shtete kyçe mund të duhet disa ditë për të numëruar të gjitha votat.

Presidenti ka siguruar tashmë fitore në Ohajo, Ajova, Teksas dhe në shtetin e rëndësishëm të Floridës me 29 vota elektorale, ndërsa Biden kryeson në shtetin e Arizonës. Nëse rezultati në Arizona qëndron, do të ishte hera e parë që nga 1996 që fitohet nga demokratët. Biden ndërkohë ka fituar edhe një votë elektorale në Nebraska, që në 2016 kishte shkuar për Trump.

Në fakt, për shkak të kohës që do të duhet për të numëruar numrin e madh të votave postare të hedhura gjatë këtyre zgjedhjeve pandemike, mund të duhen ditë. Dhe nëse do të ketë sfida ligjore për rezultatet, do të bëhet akoma më e ndërlikuar dhe  mund të duhen edhe javë.

Pavarësisht nga një pjesëmarrje gati rekord kësaj here, janë vetëm disa shtete kryesore në fushë betejë votuesit e të cilave do të vendosin për fituesin.

Çfarë ka ndodhur deri më tani:

Biden dhe Trump parashikohet të fitojnë shtetet që pritej të fitonin me lehtësi.

Gara është ende shumë e ngushtë në disa shtete të rëndësishme konkurruese.

Në disa prej tyre, zyrtarët nuk kanë filluar ende të numërojnë votat postare, dhe ato mund të ndryshojnë gjithçka.

Atëherë, si mund të mendojmë një rezultat?

Me Ohajonn dhe Floridan që i fito Trump, fokusi tani është në shtetet e mbetura kritike ku votat janë ende duke u numëruar. Ato ofrojnë një rrugë të qartë se cili kandidat do të marrë fitoren.

Uiskonsin, Pensilvania dhe Miçigan: Këto janë shtetet në qendër të vëmendjes dhe ndërsa në disa qarqe të Uiskonsin po numërohen fletëvotimet, në dy shtetet e tjera do të vazhdojë numërimi i votave postare. Për këtë, mund të duhen ditë.

Arizona: Ky shtet nuk ka votuar për demokratët që nga viti 1996, por duket si një fitim i mundshëm për Biden.

Nevada, Xhorxha dhe Karolina e Veriit: Gara në këto shtete mendohet të jetë shumë e ngushtë dhe është shumë herët në procesin e numërimit, për të thënë diçka.

Po tani, çfarë do të ndodhë?

Avokatët mund të përfshihen. Donald Trump është zotuar të nisë një sfidë ligjore në Gjykatën e Lartë, nëse rezultati është i afërt me Biden. Ndërsa, ekipi i fushatës së tha se janë të gatshëm për betejë edhe në gjykatë.