Aktualitet “Zogu i Tiranës” i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, policia: Siguronte femra dhe...

“Zogu i Tiranës” i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, policia: Siguronte femra dhe kërkonte 100-200 mijë lekë

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, është në mesin e katër personave të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe prostitucion në kuadër të operacionit “Your Turn”.

Përveç 28-vjeçarit, në pranga ka rënë edhe A.Gj. 47 vjeç, A.N. 43 vjeç dhe një grua me iniciale A.B. 43 vjeçe.

Hermes Nikaj dhe 47-vjeçari A.Gj. u kapën në ambientet e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës.

Kurse dy gra, 32 dhe 20 vjeç janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për ushtrim të prostitucionit.

Nga hetimet e deritanishme të Policisë së Tiranës, ka rezultuar se Hermes Nikaj, apo i njohur si “Zogu i Tiranës”, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 Lekë për 2 orë.

Ndërsa 43-vjeçarja A.B., nëpërmjet qendrës së saj estetike, fillimisht punësonte gra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion, duke i dërguar në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që të arrestuarit kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera.

Hetuesit kanë sekuestruar dy fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës iPhone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.