Aktualitet “Zyrtarë të policisë në shërbim të Ervis Martinajt”, çfarë dëshmoi agjenti para...

“Zyrtarë të policisë në shërbim të Ervis Martinajt”, çfarë dëshmoi agjenti para Gledis Nanos

Ervis Martinaj dhe Jeton Lami

Gazetari Elton Qyno u shpreh për Euronews Albania se agjenti Jeton Lami dëshmoi para ish-drejtorit të Policisë së Shtetit se Ervis Martinaj ndihmohej edhe nga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Gazetari nënvizoi se nëse do të kemi një procedim penal për dëshminë e tij, gjysma e drejtuesve të Policisë do të shkarkohen.

“Ka treguar marrëdhëniet e tij me Ervis Martinaj. Ka treguar marrëdhëniet e Ervis Martinajt me zyrtarë të lartë. Ka treguar format e shërbimit të ndihmesë që i jepe policia, jo vetëm në terren, por edhe në kupolën e policisë këtij shteti. Nëse do të kemi një procedim penal për dëshminë e tij, kam frikë se gjysma e drejtuesve të lartë në atë godinë nuk do jenë në atë godinë”, u shpreh Qyno.

“Martinaj kishte hasmëri nga Lezha në Vlorë”, gazetari: Lami të tregojë ku e dorëzoi

Agjenti i policisë Jeton Lami i arrestuar si peroni që shoqëroi dhe ndihmoi Ervis Martinajt ka treguar marrëdhëniet e zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit me këtë individ dhe ndihmën që i jepte kupola e policisë së shtetit Martinajt.

Gazetari Elton Qyno, tha në një intervistë për Euronews Albania tha se agjenti i policisë është dëshmitari kyç në zhdukjen e Ervis Martinajt, pasi është kontakti i fundit me të në zonën e Shijakut nga ku nuk ka pasur më asnjë gjurmë e tij.

Sipas Qynos, dëshmia e agjentit është thelbësore për të kuptuar fatin e të shumëkërkuarit, i cili siç tha kishte hasmëri nga Lezha në Vlorë, me njerëz që e gjurmonin dhe synonin ta ekzekutonin.