Kryesore 117 raste të reja te reja dhe 6 të vdekur nga COVID-19

117 raste të reja te reja dhe 6 të vdekur nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 500 nga të cilat kanë rezultuar pozitive 117 raste. Ndërkohë, 6 persona kanë humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Tre nga viktimat ishin pa sëmundje shoqëruese.

“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49-vjeçar nga Shkodra, një 54-vjeçar nga Mirdita, një 58-vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56-vjeçar, një 68-vjeçar dhe një 76-vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë”, informoi dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.