Kryesore 12 të infektuar për 24 orë: Arsyeja pse ka kaq shumë të...

12 të infektuar për 24 orë: Arsyeja pse ka kaq shumë të infektuar në Shkodër

27 raste të reja janë konfirmuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus. Shqetësuese janë shifrat që vijnë nga qyteti i Shkodrës.

12 raste të reja janë identifikuar vetëm në këtë qytet, pothuajse sa gjysma e rasteve totale. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare.

Mes të prekurve është edhe një fëmijë 13-vjeçar.

Pse kaq shumë të infektuar?

Sipas zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ky numër vjen si pasojë e mos respektimit të distancimit social.

“Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike”, tha ajo.

Rakacolli tha se në terren po vijon hetimi epidemiologjik edhe me një ekip të ISHP-së, ndërsa i bëri sërish thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra.

“Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, tha Rakacolli.