Extra 20 zakonet e milionerëve të ardhshëm

20 zakonet e milionerëve të ardhshëm

Nga James Altucher

Këto 20 zakone janë farat që mbjellim, i ujisim, i rrisim. Teksa rriten farat, rritemi dhe ne, rriten të tjerët rreth nesh.

1. Thuaj “jo”

Kur thua “jo” ke më shumë kohë të lexosh, mësosh, flesh, të bësh pyetje, të dalësh me shoqërinë, të biesh në dashuri. Thoni “jo” më shpesh.

2. Dashuroni

Dashuria është e vetmja fe. E vetmja gjë që ia vlen në jetë. Është karburanti i idealeve.

3. Gaboni

Gabimet janë libri me magji që të çojnë drejt suksesit. Studiojini gabimet që bëni, mësoni prej tyre.

4. Mbillni

1% fara, rezultojnë në 50% lule. Mbillni shumë fara.

5. Rrethojeni veten me njerëz që ju duan dhe sillen mirë me ju

Njerëzit kanë aftësinë t’ju bëjnë të palumtur, të pasjellshëm e të dështuar. Rrethojeni veten me njerëz të mirë.

6. Shoqërohuni me njeriun më të zgjuar që njihni

Harold Ramis qëndronte me Bill Murray, Steve Jobs me Steve Woznick, Craig Silverstein me Larry Page, Kanye West me Jay Z.

7. Mos u justifikoni

T’u hedhësh fajin të tjerëve, të ankohesh, të shpjegohesh, të justifikohesh thjesht të lodh.

8. Mos nxitoni

Çdo histori suksesi që duket sikur ndodhi brenda natës, ka 10-20 vite punë nga pas.

9. Zgjidhni problemet më të vështira

Nëse mund të nxjerrësh diamante nga balta, do bëhesh me shumë diamante.

10. Ndiqni rregullin 5/25 e Warren Buffet

Bëni një listë me 25 gjërat që doni të bëni në jetë. Rrethoni pesë të para dhe vijuni vizën 20 të tjerëve. Fokusohuni te ato që doni vërtet, të tjerat thjesht ju shpërqendrojnë.

11. Shkruani dhjetë ide në ditë

Bëjeni për gjashtë muaj rresht dhe shihni ç’ju pjell mendja.

12. Çojeni gjënë deri në fund

Çfarëdo që të nisni, bëjeni tamam dhe çojeni deri në fund. Dërgoni një email, një mesazh, një ide, një kartolinë, një letër falenderimi. Nuk quhet e përfunduar deri kur përfundon vërtet.

13. Pyesni

Mundësitë janë shpeshherë të maskuara në formën e një pyetjeje.

14. 1% në ditë

Nëse doni të përmirësoheni në diçka, bëni çdo ditë 1% më shumë. Në vit, jeni përpjekur 3800% më shumë.

15. Tani

Pendesa për të djeshmen thjesht ju ha kohë nga e tashmja. Ankthi thjesht ju ka kohë nga e ardhmja. Fokusohuni te e tanishmja.

16. Flini

Gjumi rigjeneron qelizat e trurit, shëron trupin dhe pakëson ankthin.

17. Shpëtojini vdekjes çdo ditë

Nuk bëhesh dot i pasur nga krevati i spitalit apo nga varri. Hani mirë, flini mirë, ushtrohuni.

18. Çdo ditë bëni diçka që ju falte gëzim kur ishit fëmijë

Aty gjeni forcën për të bërë përpara

Prit! Sikur ishin 20 zakone?

Sekreti i suksesit është ta lejosh veten të gabosh.