Aktualitet 21-vjeçarja plagos me thikë 68-vjeçarin në Vaun e Dejës

21-vjeçarja plagos me thikë 68-vjeçarin në Vaun e Dejës

Një 68-vjeçar është plagosur me thikë në Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme.

I plagosuri është me iniciale Z.P., i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Policia ka identifikuar autoren e dyshuar të ngjarjes. Ajo është një 21-vjeçare, e cila është kapur dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës.

“Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në  Vaun e Dejës, i plagosur  me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke  identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti”, njoftoi policia.