Aktualitet 25-vjeçari shqiptar në SHBA sulmon me thikën nënën e tij natën e...

25-vjeçari shqiptar në SHBA sulmon me thikën nënën e tij natën e Vitit të Ri

Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sulmuar me thikë nënën e tij natën e Vitit të Ri. Sipas mediave në vend, mësohet se shqiptari që është arrestuar është identifikuar si Emiliano Domi, 25 vjeç.

Domi pas ngjarjes është arratisur, por pas disa minutash ndjekje nga policia është vënë në pranga. Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërkohë që mësohet se 54-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Në dëshminë e saj në polici, shqiptarja ka thënë se është qëlluar me thikë nga pas në mënyrë të papritur. Emiliano Domi nuk është një emër i padëgjuar për autoritetet vendase, pasi dhe herë të tjera është denoncuar për dhunë në familje.

25-vjeçari tashmë akuzohet për tentativë vrasjeje dhe do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë dhe me dënimin.