Aktualitet 3 të dënuarit e radhës që duhet të justifikojnë pasurinë

3 të dënuarit e radhës që duhet të justifikojnë pasurinë

​Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Besnik Hoxha, banues në Berat, nën hetim për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

-Shkëlqim Beqiraj, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

-Leonard Laze, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.