Aktualitet Tiranë/ Ish-ushtaraku “dezertor” vret 61-vjeçarin

Tiranë/ Ish-ushtaraku “dezertor” vret 61-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë të premte. Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka vrarë një 61-vjeçar.

37-vjeçari Fatmir Demiri e ka pranuar krimin dhe ka deklaruar para policëve se e ka bërë pas konflikteve të mëparshme që ka pasur me viktimën. Policia dyshon se sherri me viktimën, Dorian Latollari, ka qenë për disa prona.

Sipas policisë, Demiri e ka goditur Latollarin me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës së viktimës. Ai u gjet atje i pajetë ndërsa pas punës së policisë u bë i mundur arrestimi i 37-vjeçarit.

Fatmir Demiri është person i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi ushtarak.