Kryesore 5 viktima nga Covid, rriten infektimet

5 viktima nga Covid, rriten infektimet

Vijon të mbetet i lartë numri i vdekjeve nga Covid-19 edhe këtë të mërkurë. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 5 humbje jete. Me gjithë përpjekjet e mjekëve betejën nuk e fituan dot 4 qytetarë nga Tirana dhe 1 qytetar nga Delvina të moshave 60-78 vjeç.

Rritje ka pasuar edhe numri i të infektuarve me koronavirus. Nga 3074 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sërish Tirana kryeson me numrin më të lartë të të infektuarve me 240 raste, i ndjekur nga Fieri me 33 raste, Elbasani me 25, Kamza 21 raste, Durrësi me 16 dhe Vlora me 13 raste.

Në spitalet Covid 161 pacientë janë duke marrë trajtim shëndetësor, nga të cilët 20 qytetarë janë në gjendje më të rënduar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 693 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.