Extra 5600 dollarë bakshish, një dhuratë për Krishtlindje nga klienti i kënaqur

5600 dollarë bakshish, një dhuratë për Krishtlindje nga klienti i kënaqur

Punonjësit në një restorant në Ohajo morën 5600 dollarë dhuratë për Krishtlindje, nga një klient i kënaqur me shërbimin.

Klienti bujar që preferoi të mbetej anonim ishte duke ngrënë në Souk Mediterranean Kitchen në Toledo më 12 dhjetor kur la bakshishin masiv për 28 punonjësit e restorantit, të cilët pasi ndanë paranë morën nga 200 dollarë.

Pronari i restorantit tha se shumë punonjës të cilët nuk ishin në gjendje të përballonin një pemë Krishtlindje ose dhurata për familjen e tyre për shkak të pandemisë, tani mund ta bëjnë falë kësaj dhurate krejt të papritur.

“Kjo na dha shumë shpresë, ishte thjesht një gjë e bukur për tu bërë për 28 të huaj që ti as nuk i njeh,” tha ai.