Kryesore 690 raste të reja dhe 5 të vdekur nga Covid në 24...

690 raste të reja dhe 5 të vdekur nga Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 690 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 297 në Tiranë, 48 në Berat, 33 në Fier, 30 në Kamëz, 25 në Elbasan, 24 në Sarandë, 23 në Vlorë, 20 në Durrës, 16 në Lushnje, 14 në Shkodër, Gjirokastër, 12 në Korçë, 11 në Krujë, Patos, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Lezhë, Dibër, Pogradec, 6 në Mallakastër, Kolonjë, Cërrik, 5 në Kurbin, 4 në Himarë, Devoll, Peqin, 3 në Kukës, Tropojë, Divjakë, Gramsh, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Mat, Libohovë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Mirditë, Klos, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Dimal, Belsh.

Viktimat – Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid dhe 5 qytetarë të tjerë. Një qytetare 33 vjeç nga Shkodra, një qytetare nga Fier 56 vjeç, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 85 vjeç.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 8,190 pacientë aktivë.

Janë shëruar 652 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 179,650 që nga fillimi i epidemisë.