Aktualitet Përdorimi i substancës “oksid etileni”, KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e AKU-së

Përdorimi i substancës “oksid etileni”, KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e AKU-së

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Bledar Skënderi. Kallëzimi është bërë për veprën penale shpërdorim detyre.

KLSH njofton se bëri audit në AKU pas denoncimeve në media për çështjet që lidhen me garantimin e sigurisë ushqimore.

Kontrolli u bë mbi procedurën e ndjekur nga DPAKU nga marrja e njoftimit nëpërmjet sistemit RASFF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë) për përdorimin e paautorizuar të substancës “oksid etileni” në prodhimin e produktit “akullore” (importuar dhe tregtuar në tregun shqiptar), deri në inspektimin, bllokimin, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e saj”.

Nga auditimi i ushtruar, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentoi mosveprime të Drejtorit të AKU-së, të cilat janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit të drejtuar prej tij.

Për mosveprimet e Drejtorit të AKU-së, KLSH depozitoi në Prokurori kallëzim penal.