Koronavirusi po lë shenja në shumë sfera të jetës, në shumë vende, përfshirë dhe mënyrën dhe se si njerëzit po përshëndeten
Në Tanzani, Presidenti John Magufuli përshëndeti Seif Sharif Hamad, një politikan i opozitës, duke përdorur këmbët në vend të duarve, në mënyrë që të shmangnin një infeksion të mundshëm.
Ndërkohë, dy ditë më parë, në politikën gjermane pati një precedent me “hije skandali” në pamje të parë, po për shkak të koronavirusit.
Ministrit të Brendshëm Horst Seehofer, nuk pranoi t’i jepte dorën eprores së tij, Kancelares Merkel, nga frika e epidemisë.