Operacioni “Forca e Ligjit” ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë tek katër persona të tjerë këtë të premte.
Mes tyre është edhe emri i Endrit Dokles, i dënuar për vrasje dhe rrëmbim personi. Në shënjestrën e OFL janë edhe Hekuran dhe Farbardha Hoxha, motër e vëlla, dhe Tedi Hoxha.
Ky i fundit rezulton i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komunikimeve informatike ose telematike” dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e informacionit”.
Ndërsa motër e vëlla për trafik narkotikësh.