Në 10 sekonda një bandë hajdutësh ka arritur të vjedhë një furoistradë në parkingun e një pallati në periferi të Barit.
Skena është filmuar nga telefoni i pronarit të mjetit nga ballkoni i shtëpisë dhe është postuar në rrjetet sociale, duke u bërë menjëherë virale.
Në video shihet momenti në të cilin makina në fillim hapet dhe më pas shtyhet nga shoferi i një makine tjetër dhe dëgjohen edhe zhurmat e disa të shtënave.
Por lajmërimi i menjëhershëm i karabinierëve ka bërë që hajdutët të arratiseshin dhe makina është gjetur pak më larg nga vendi ku është vjedhur.