Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Jugosllave, Momcilo Perisic është dënuar me tre vjet burg me akuzën e spiunazhit. Mediat në Serbi njoftojnë se Perisic akuzohet se ka kaluar informacione sekret shërbime amerikane.
Krahas Perisic janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij, Miodrag Sekulic dhe Valdan Vlajkovic.
Çështja u hap në vitin 2002 nga ish-gjykata ushtarake dhe u riaktivizua në vitin 2004 për t’u ndërprerë sërish për shkak të thirrjes së Perisic në Hagë, proces që u përmbyll në vitin 2013.
Autoritetet serbe rihapën procesin e tyre në vitin 2014 për të kaluar vendimin vetëm tani. Ish-shefi i Shtabit u arrestua në vitin 2002 në një restorant në Beograd në shoqërinë e një zyrtari amerikan të shërbimeve sekrete, John Neybor që i shpëtoi ndalimit përmes imunitetit diplomatik.