Ndryshim i menjëhershëm banese në Manchester për Cristiano Ronaldo, i sapo kthyer tek Man United dhe në Angli, ndërsa e gjithë familja e ka ndjekur.
Një banesë prej 23 hektarë tokë me shtatë dhoma fjetjeje dhe që i kushtoi 6 milionë paund, por që doli e pabanueshme – të paktën për CR7, që ka nevojë për pushim të kalibruar, por siç duket të pamundur për shkak të deleve të zhurmshme në rrethana.
Blegërimat e deleve çdo mëngjes herët e kanë detyruar Ronaldin, partneren Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tyre të transferohen brenda javës.
Rezidenca e re e portugezit do të ketë po shtatë dhoma gjumi, por vlen sa gjysma e së parës (3 milionë paund) dhe është në pronësi të ish-futbollisti të Manchester United, raporton The Sun.