Një gruaje iu kërkua të zbriste nga avioni pasi hoqi maskën për të pirë ujë.
Medora Clai Reading nga Florida në SHBA, mori masa kundër Southwest Airlines Co duke e paditur atë 10 milionë dollarë.
68-vjeçarja deklaroi se një stjuardesë “armiqësore” i kërkoi të mbante maskën vënë pavarësisht problemeve shëndetësore. Këtu përfshiheshin problemet me zemrën dhe sheqeri i ulët në gjak që kërkonin hidratim të shtuar.
Southwest nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm, por ende nuk e kishte shqyrtuar ankesën.
Administrata Federale e Aviacionit tha se ekuipazhet e linjave ajrore në 2021 paraqitën 5.981 raporte të pasagjerëve të padisiplinuar, duke përfshirë 4.290 incidente të lidhura me maskat.
Sipas gruas, stjuardesa e urdhëroi të largohej nga fluturimi pavarësisht se ajo i kishte treguar kartelën shëndetësore duke justifikuar pirjen e ujit. Reading pretendon se një pilot i cili nuk e kishte maskën qeshi me tallje ndërsa ajo largohej e përlotur.
Kristina Heuser, avokatja e saj, shtoi se një “aeroplan plot me dëshmitarë” e pa takimin dhe disa mund ta kenë incizuar atë.
Heuser e quajti sjelljen e Southwest “armiqësore dhe abuzive”. Padia e Reading pretendon shkelje të Aktit federal të Qasjes së Transportuesit Ajror dhe ligjeve të ndryshme të të drejtave civile.