Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, është hapur këtë të diel, 2 korrik 2022.
Të gjithë pushuesit, që do të zgjedhin bregdetin e Sarandës këtë verë, prej kësaj të shtune, do ta kenë më të lehtë udhëtimin.
Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.
Ndërtimi i këtij aksi u prit prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë, pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh. Ndërkohë më 9 korrik hapet përfundimisht dhe by-passi i Vlorës.
Në ceremoninë e inaugurimit ishte kryeministri Edi Rama, të cilit iu dedikua një këngë nga grupi polifonik ‘Zëri i bilbilit’.
Kryeministri shoqërohej nga ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro. Të pranishëm ishin edhe deputetja Anila Denaj si dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.