Një sasi prej 101 kg kanabis u tentua të dërgohej me kamion drejt Turqisë.
Droga ishte fshehur në shufra plastike brenda në kamionin e një kompanie private ushqimore me qendër në Tiranë.
Policia kishte grumbulluar informacion se nëpërmjet Greqisë, me një mjet të tonazhit të rëndë, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Pas këtij informacioni, është organizuar puna në bashkëpunim me punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, u bë i mundur ndalimi i mjetit tip kamion i markës “Scania”, me drejtues shtetasin Mico Rexhepis.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi Arben Marku, punonjësi i kompanisë private ushqimore Teodor Fruits “në bashkëpunim me persona të tjerë, kishte ngarkuar lëndën narkotike në automjet, ndërsa shtetasi Rexhepis, shoferi i kompanisë do të kryente transportin e sasisë, në drejtim të Turqisë” informoi sot policia e Korçës.
Nga kontrolli i ushtruar në rimorkion e automjetit, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
U bë ndalimi i shtetasve:
– Mico Rexhepis, 58 vjeç, banues në Tiranë dhe Arben Marku, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Restart
Shkon në 25 numri i të ndaluarve, në 666.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, të sekuestruara në kuadër të operacionit policor të koduar “Restart”, i nisur nëntë muaj më parë.