Kur krahasohen fotografitë e lordit meksikan të drogës, Joaquin Guzman me ato të bijve të tij, është vështirë të vërehet diferenca.
Në fakt, pak diferencë ka edhe aktiviteti i tyre. Ata, si i ati, kontrollojnë një pjesë të madhe të trafikut të drogës në Meksikë.
Javën e kaluar raportet e mediave flisnin për një “luftë të re në Meksikë”, gjë që nisi kur njëri nga djemtë e famëkeqit El Chapo u arrestuan. Pasojat që pati arrestimi i tij u përkthyen në viktima, në mesin e tyre edhe civilë. Këtu, autoritetet mësuan një fakt: bijtë e El Chapo-s janë vetë ligji. Operacioni i stilit ushtarak vetëm sa e vuri policinë në pozitën e budallait, e në anën tjetër, e tregoi fuqinë e madhe që posedon karteli i drogës i trashëguar nga bijtë e të burgosurit El Chapo.
Tani, gjeneratat e reja të Guzmanëve, të njohur si Los Chapitos, po e mbajnë gjallë reputacionin gati mitik të thyerjes së ligjit. Reuters raporton se gjeneratat e reja të Guzmanëve madje janë të pandjeshëm ndaj civilëve, në shkallë edhe më të lartë se paraardhësit e tyre.
Katër djemtë e El Chapos frekuentojnë rregullisht klubet e natës në zonë, pavarësisht se në një të tillë kishte humbur jetën njëri nga vëllezërit e tyre në vitin 2008.
Asnjë nga të katërt nuk janë më të vjetër se 35 vjeç. Ata tashmë u kanë mbijetuar rrëmbimeve, arresteve dhe luftërave mes karteleve, duke marrë fronin si trafikuesit më tw rëndësishëm në vend.
Edhe autoritetet i janë dorëzuar keq narko-trafikut. Ata madje thonë se është e pakuptueshme të ndiqen kriminelët e tjerë, kur peshqit e mëdhenj sillen si vet shteti.
Historia e karteleve të drogës në Meksikë i ka rrënjët në malet e Sierra Madre, prej nga vinin sasi të mëdha kokaine nga perandoria e dregës së Pablo Escobarit kolumbian. Pasi Escobar përfundoi i vdekur në një kulm shtëpie në Medellin. Perandoria e Guzman u shfaq vetëm një muaj më pas.