Një kamera sigurie në Lezhë ka filmuar momentet e rënies së tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.
Në pamje duket qartësisht se si pallati lëkundet nga forca e tërmetit shkatërrimtar.
Në video duket edhe një qen që e ndjen tërmetin dhe largohet me shpejtësi, ndërsa më pas fillojnë lëkundjet e fortë të tërmetit.
Lëkundjet sizmike kanë qenë me epiqendër në Durrës në një thellësi 10 kilometra nën tokë.
Zonat më të goditura nga tërmeti janë Durrësi dhe Thumana, ku janë shembur pallate, banesa e biznese.