Të gjitha metropolet moderne kanë një sekret të fshehur: mijëra rrugëkalime të nëndheshme që i lejojnë qytetarët të lëvizin nga një vend në tjetrin falë sistemeve të metrove. Los Angeles, Boston, Nju Yorku, dhe një sërë qytetesh europiane kanë rrjetet e tyre të tuneleve nëntokësore. Por ka një vend në Europën Lindore që është ngritur mbi një qytezë të lashtë nëntokësore. Mirësevini në Derinkuyu, qytetin më të madh nëntokësor në Turqi.
Ky qytet u zbulua në vitin 1963 nga një grup ndërtuesish që po rinovonin një shtëpi të vjetër. Ata po shembnin një mur të vjetër të shtëpisë, i cili u shkërmoq papritur duke zbuluar një rrugëkalim të madh aq të gjatë sa nuk i shihej fundi. Punëtorët e dinin se do të gjenin diçka të veçantë, ata nuk e kishin idenë sa masiv kishte qenë zbulimi i tyre.
Derinkuyu shtrihet nëntokë në një perimetër prej rreth 250 miljesh dhe është i ndërtuar në 18 nën-nivele që të çojnë në thellësi të tokës. Derinkuyu ishte një qyteze me të vërtetë masive për kohën, ku jetonin 20,000 njerëz. Sipas raporteve ky qytet ishte i kompletuar me të gjitha nevojat dhe disa lukse, ujë të freskët, stalla, madje edhe kantina vere. Ai nuk është i vetmi qytet nëntokësor në zonën e Cappadocias, por është edhe qyteti më i thellë që është zbuluar.
Ndërtimi i Derinkuyu është bërë i mundur falë një lloj shkëmbi vullkanik që mbizotëron zonën. Ai ngurtësohet në diçka të butë dhe të thërrmueshme. Kjo e bën relativisht të lehtë ndërtimin e pasazheve të mëdha nëntokësore.
Por përse vendosën fiset e lashta që jetonin në këtë zonë t’i ndërtonin lagjet e tyre të banimit nën sipërfaqe?
Ata nuk fshiheshin nga dielli ose nga dushet vjetore të meteorëve. Ata fshiheshin nga forcat pushtuese.
Njerëzit më të hershëm që kanë jetuar në zonë ishin Hitejtë, të cilët qeverisën Gadishullin Turk më shumë se tre mijëvjeçarë më parë. Disa studiues thonë se këto fise të lashta ishin duke u fshehur nga pushtimi i fiseve thrakase.