Ekonomi Pse diamantet janë kaq të vlerësuar? Falë një fushate marketingu dinake

Pse diamantet janë kaq të vlerësuar? Falë një fushate marketingu dinake

Popullariteti dhe vlera e çmuar e diamanteve njihet tashmë në të gjithë botën. E cila është ajo femër, në fund të fundit, që nuk do të donte që i fejuari apo i dashuri i saj t’i propozonte për fejesë apo martesë me një unazë diamanti?

Popullariteti dhe vlera e perceptuar e diamanteve është krijuar si pasojë e asaj që njihet si një nga fushatat më e suksesshme reklamuese në historinë botërore, e cili u zhvilluar nga kompania DeBeers.

Diamantet nuk janë investime të tregtueshme, siç mund të jetë ari apo argjendi, e pavarësisht kësaj, ata e fituan statusin e tyre mbi vlerën që kanë, falë një manipulimi psikologjik.

Nëpërmjet reklamave dhe ndihmës së Hollivudit, diamantet u bënë simbol i mirëqenies dhe i shprehjes së dashurisë në të njëjtën kohë. Një fushatë dinake për shitjen e diamanteve bëri që ato të tërhiqeshin nga Afrika e Jugut për në vendet e tjera, çka e ndihmoi tej mase DeBeers të krijonin cilësinë e gjësë së rrallë dhe të rrisnin çmimin e produktit.

E vërteta është se diamantet nuk janë aspak të rrallë. Në fund të shekullit XX, kompani të tjera kanë gjetur rezerva diamanti nëpërmjet përdorimit të teknologjisë satelitore, çka ka bërë futjen e tyre në treg. Megjithatë, DeBeers vijon të kontrollojë 70-80% të tregut të diamanteve.